Ministri Nufi uron 28 Nëntorin: Flamuri kuqezi, simboli që na bashkon dhe na kujton rrënjët tona
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ka përcjellë urimin e tij me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë, duke vlerësuar rëndësinë historike të kësaj date për identitetin dhe bashkimin kombëtar.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Nufi ka kujtuar aktin e 28 Nëntorit 1912 në Vlorë, ku Ismail Qemali, Dom Nikollë Kaçorri dhe firmëtarët e Pavarësisë ngritën flamurin kuqezi, duke shënuar nisjen e një prej kapitujve më të rëndësishëm të historisë së vendit.
“Një ditë që mbart në vetvete sakrificën e brezave, guximin e atyre që luftuan për liri dhe krenarinë e të qenit shqiptarë. Një histori e shkruar me gjak, përkushtim dhe dashuri për atdheun, që vazhdon të na frymëzojë edhe sot.”
Në përfundim të mesazhit të tij, ai ka theksuar se flamuri kuqezi mbetet simboli përfaqësues i vlerave kombëtare, duke uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë.
Masat e sigurisë në Vlorë, kufizohet lëvizja e qytetarëve në Sheshin e Flamurit
Masa të shtuara sigurie në Vlorë për 28 Nëntorin, qindra forca policie dhe RENEA në terren (VIDEO)
114-vjetori i Pavarësisë, Peleshi: Shqiponja, simbol i rrënjëve tona që mbart histori, sakrificë dhe krenari
- 09:19 Masat e sigurisë në Vlorë, kufizohet lëvizja e qytetarëve në Sheshin e Flamurit
- 09:13 Misioni i shpëtimit përfundon në tragjedi, rrëzohet helikopteri ushtarak në Peru! 8 viktima (VIDEO)
- 09:00 Masa të shtuara sigurie në Vlorë për 28 Nëntorin, qindra forca policie dhe RENEA në terren (VIDEO)
- 08:49 Presidentja Pula uron 28 Nëntorin: Flamuri kuq e zi na bashkon përtej kufijve shtetërorë
- 08:34 114-vjetori i Pavarësisë, Peleshi: Shqiponja, simbol i rrënjëve tona që mbart histori, sakrificë dhe krenari
- 08:19 Rama uron 28 Nëntorin: Më i afërti me Europën e Bashkuar