Ashtu si çdo vit, Vlora është kryeqendra e festimeve dhe kremtimit të 114-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, pikërisht aty ku flamuri kuq e zi u valvit për herë të parë i lirë e I pavarur.

Festa e Flamurit bëri bashkë krerët më të lartë të shtetit nga Shqipëria e Kosova të cilët morën pjesë në ceremoninë shtetërore të ngritjes së flamurit nën tingujt e himnit kombëtar.

Ceremonia vijoi me nderimet në vendprehjen monumentale të Ismail Qemalit, ku kryeministri Rama, Presidenti Bajram Begaj dhe Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi vendosën kurorat me lule.

Ceremonia bëri bashkë edhe Ramën me Kurtin, i cili një vit më parë mungoi. Krah tyre ishte edhe presidentja e Kosovës Justina Shiroka-Pula, e cila zhvillon vizitën e parë zyrtare në vendin tonë.

Lajmi në përditësim....

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:00
114-vjetori i Pavarësisë, qyterarët mesazhe urimi nga Vlora: Gëzuar Shqipëri ditën më të bukur dhe kështu e lirë qofsh gjithmonë

1795856174_qytetari.jpg

Në 114-vjetorin e Pavarësisë, qytetarët kanë përcjellë mesazhe urimi nga qyteti i Vlorës.

“Të jesh patriot, të jesh atdhetar ta duash këtë të vend. Jemi të gjithë një flamur. Ta duam këtë me gjak edhe zemër. Ky vend na mban, unë jam nga Kosova por jetoj në Shqipëri. Në Vlorë vij vit për vit”, tha një qytetar

"Jam i emocionuar, më drithërohet shpirti kur vjen kjo ditë. Jetoj në Tiranë, por jam vlonjat. Vajzat i kam rritur me dashurinë për Shqipërinë”, tha qytetari.

“Gëzuar Shqipëri ditën më të bukur dhe kështu e lirë qofsh gjithmonë”, u shpreh qytetarja.

Ora 09:44
Në pritje të ceremonisë së flamurit, Rama poston foton e kafesë me shqiponjë: E ku tjetër veç në Vlorë!

1795855410_ramakafe.jpg

Para ceremonisë së ngritjes së flamurit në Vlorë për 114-vjetorin e Pavarësisë, kryeministri Edi Rama publikoi në Facebook një foto të një filxhani kafeje me shqiponjën dykrenare. "E ku tjetër veç në Vlorë", shkroi Rama krahas fotos. 

Ora 09:40
Vlora gati për ngritjen e flamurit, forca të shumta policie në shesh! I pranishëm edhe Skënder Hita

1795855270_skenderhita.jpg

Vlora bëhet gati për ceremoninë e ngritjes së flamurit në këtë 114-vjetor të Pavarësisë. Forca të shumta policie janë të pranishme në Sheshin e Flamurit, ndërsa i pranishëm është edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.