E shtunë, 28 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Politika uron 114-vjetorin e shpalljes së Shqipërisë shtet i pavarur! Urimit i bashkohen edhe partnerët ndërkombëtarë

Politika ka uruar 114-vjetorin e shpalljes së Shqipërisë shtet i pavarur. Mesazhe jo vetëm nga vendi, por edhe nga partnerët ndërkombëtarë. I pari që uroi ishte kryeministri Edi Rama, i cili me një foto nga monumenti i pavarësisë në Vlorë uroi qytetarët shqiptarë, duke e lidhur festën kombëtare me aspiratën europiane të vendit.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, e shoqëroi urimin me një shqiponjë dykrenare të punuar në xham nga mjeshtri Vasil Dhiamandi, duke e cilësuar atë simbol të historisë dhe identitetit kombëtar.

Një urim për 114-vjetorin e Pavarësisë duke nderuar Ismail Qemalin dhe patriotët që kontribuuan në shpalljen e Pavarësisë më 28 nëntor 1912 erdhi edhe nga presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta.

“Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar dhe 114-vjetorin e Pavarësisë! Nga Vlora e Ismail Qemalit në Mitrovicën e Isa Boletinit, nga Kruja e Skënderbeut në Prekazin heroik të Adem Jasharit, të valojë përjetësisht krenar në trojet shqiptare Flamuri Kuqezi, i pastër si gjaku i derdhur për Liri.

Reklamë

Nderim i përjetshëm për Ismail Bej Vlorën dhe të gjithë patriotët që me sakrificë e përkushtim përjetësuan 28 Nëntorin e vitit 1912. Një komb dhe një flamur! Gëzuar 28 Nëntorin të gjithë shqiptarëve”, shkruan Meta.

Edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka uruar qytetarët me rastin e festave të 28-29 Nëntorit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj thotë se dëshira e tij është të ishte në Sheshin Skënderbej për të nderuar ata që dhanë jetën për Shqipërinë.

Qytetari i parë i Tiranës ndër të tjera thekoson se amaneti i të parëve tanë nderohet duke mbrojtur lirinë dhe drejtësinë e duke ndërtuar një Shqipëri ku fëmijët tanë të jetojnë të lirë dhe krenarë që janë shqiptarë.

“Gëzuar festat e 28-29 Nëntorit!

Do të doja shumë që edhe këtë nëntor të isha në Sheshin Skënderbej, për të ngritur lart Flamurin Kuqezi dhe për të nderuar ata që dhanë jetën për Shqipërinë.

Çdo nëntor na kujton se liria nuk na është falur. Ajo është fituar me gjak, është mbrojtur me sakrifica dhe duhet ruajtur me guxim e dinjitet.

Amaneti i të parëve tanë nderohet duke mbrojtur lirinë dhe drejtësinë e duke ndërtuar një Shqipëri ku fëmijët tanë të jetojnë të lirë dhe krenarë që janë shqiptarë.

Lavdi përjetë heronjve dhe dëshmorëve të atdheut!

Gëzuar Pavarësinë! Gëzuar Çlirimin!“, shkruan Veliaj.

Edhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ka uruar shqiptarët me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë. Në mesazhin e tij për 28 Nëntorin, ai kujton ngritjen e flamurit në Vlorë më 1912 dhe sakrificën e brezave që luftuan për liri.

Urimeve për 28 nëntorin iu bashkuan edhe ndërkombëtarët. Marc Rubio dhe aleanca e NATO-s uruan shqiptarët për ditën e Pavarësisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.