E shtunë, 28 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

“Festë në rrethim”, revoltohet qytetari: Nuk ka ndodhur asnjë herë kështu

Një i moshuar është revoltuar për bllokimin që është vendosur në sheshin e Flamurit në Vlorë, duke mos lejuar qytetarët që të afrohen.

“Festë në rrethim” e ka cilësuar i moshuari, teksa thkson se nuk i dinë arsyet e këtij vendimi dhe se asnjë vit nuk ka qenë kështu.

Për herë të parë, sipas asaj që konstatohet në terren, qytetarët nuk lejohen t’i afrohen sheshit për të ndjekur nga afër ceremoninë e ngritjes së flamurit apo momentin e vendosjes së kurorave me lule pranë varrit të Ismail Qemalit.

Kështu, në një nga ditët më të rëndësishme historike për Vlorën dhe mbarë Shqipërinë, sheshi simbol i Pavarësisë është i rrethuar nga forcat e rendit, ndërsa qytetarët janë lënë jashtë perimetrit të sigurisë.

Këtë 28 Nëntor janë masat e shtuara të sigurisë. Forca të shumta të Policisë së Vlorës, të mbështetura edhe nga efektivë të ardhur nga Fieri, kanë krijuar një perimetër të gjerë sigurie duke rrethuar Sheshin e Flamurit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.