114-vjetori i Pavarësisë, Vlora në festë - blindohet sheshi i Flamurit
Vlora është gati për festimet e 114-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Pas reshjeve intensive të ditëve të fundit, situata në qytet është normalizuar. Të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe nuk ka më prezencë uji në akset rrugore.
Ndërkohë, masa të shtuara sigurie janë marrë në qytet. Si asnjëherë më parë Sheshi i Flamurit është rrethuar në të gjithë perimetrin nga forca të shumta policore, FNSH, RENEA dhe Garda e Republikës.
Hyrja në territorin e sheshit është e kufizuar dhe lejohet vetëm për personat e pajisur me konfirmimin përkatës.
Edhe drejtuesi i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj në Vlorë. Efektivë të policisë janë vendosur gjithashtu në çdo segment rrugor që të çon drejt qendrës së qytetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë ceremonive të 28 Nëntorit.















