A do të kthehet te Barcelona? Pep Guardiola iu jep fund spekulimeve…
‘Duhej të kisha marrë një avion, të fluturoja drejt Romës dhe të sqaroja gjithçka me presidentin. Kur e kuptova se kisha bërë një gabim të madh? Menjëherë, por tashmë nuk mund të kthehesha më pas. Arabia Saudite u shndërrua në një aventurë jashtëzakonisht të ndërlikuar. Nëse Luca Vialli do të kishte qenë ende mes nesh, do të kishim biseduar dhe kështu do të kishim zgjidhur shumë gjëra’. Roberto Mancini i rikthehet largimit të bujshëm nga drejtimi i Kombëtares italiane në vitin 2023, për të marrë drejtimin e përfaqësueses së Arabisë Saudite.
‘Po të ishte Luca Vialli, do të kishim biseduar dhe do të kishim gjetur zgjidhje për shumë gjëra’- thekson trajneri italian që foli në një intervistë për Corriere Dello Sport.
Rikthimi i Mancinit në stolin e Italisë nisi me zhgënjimin e eliminimit përpara çerekfinaleve të Ligës së Kombeve. ‘Humbja e fundit në Belgjikë? Na erdhi keq. Në fillim do të kishim qenë të kënaqur edhe me këtë rrugëtim, por kur mbërrin në atë fazë, shpreson gjithmonë të shkosh më tej. Kundër Belgjikës humbëm me meritë. Mendoj se dy ndeshjet kundër Belgjikës do të jenë më të rëndësishme dhe më formuese për ne sesa dy përballjet me Francën-shtoi Mancini
Një tjetër Botëror i humbur, shumë deklarata për nevojën e një rindërtimi të futbollit italian dhe më pas… ‘Klubet nuk kanë asnjë interes për Kombëtaren, e cila duhet t’i gjejë vetë zgjidhjet’-tha Mancini në intervistën e tij-Është e kotë të ankohemi për situatën që është krijuar prej të paktën 20 vitesh. Duhet thjesht të kërkojmë lojtarë të rinj dhe t’u japim mundësinë të fitojnë përvojë, edhe duke rrezikuar të humbasim ndonjë ndeshje.
Roberto Mancini foli gjithashtu edhe për futbollistët e grumbulluar dhe ata që mund ta kenë zhgënjyer.
‘Lojtari që më ka zhgënjyer? Nuk dua të kthehem shumë pas në kohë. Mendoj se Zaniolo ka potencial të jashtëzakonshëm. Kur e grumbullova për herë të parë në Kombëtare, në stërvitjen e parë dukej si një fëmijë që luante me të rriturit, ndërsa në stërvitjen e tretë dukej si një lojtar i madh mes lojtarëve të mëdhenj. Sot, për cilësitë fizike dhe teknike që zotëron, duhet të ishte një yll i futbollit italian-tha Mancini-Unë grumbulloj lojtarët që në momentin e thirrjes janë duke luajtur mirë, që mund t’i japin diçka skuadrës. Nico, për më tepër, me mua është sjellë gjithmonë korrekt, pavarësisht problemeve personale që ka pasur. Shpresoj që të bëjë gjithçka që është e mundur për t’u rikthyer’.
Në fund Roberto Mancini bëri një parashikim për skuadrën që do të fitojë kampionatin
‘Kush do ta fitojë titullin kampion? Mendoj se Roma. A do të jenë të kënaqur tifozët e Lazios? Besoj se Interi është skuadra më e mirë. Në fillim kisha shumë besim te Napoli, por dëmtimet e shumta e kanë penalizuar. Sa i përket Lazios, mund të them vetëm këtë: mos vini bast kundër saj, sepse nuk do të dorëzohet lehtë-tha Mancini.
Top Channel