Festat e Nëntorit, gazetari nis edicionin me një urim

28 Nëntor 2026 | 10:07

Gazetari i Euronews Albania, Thimi Samarxhiu këtë të shtunë e ka nisur me një mesazh transmetimin live me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë dhe Festën e Flamurit, duke vënë theksin te arritjet historike.

Në fjalën e tij, Samarxhiu kujton rrugëtimin e vështirë të vendit që nga shpallja e pavarësisë në Vlorë, përmes luftërave, diktaturës e tranzicionit, deri te pavarësia e Kosovës, anëtarësimi në NATO dhe rruga drejt Bashkimit Europian.

“28 Nëntori është më shumë se një festë. Është historia e një kombi që 114 vjet më parë shpalli se meritonte të ishte i lirë, të kishte shtetin dhe flamurin e vet.

Që nga Vlora e Ismail Qemalit, Shqipëria ka kaluar luftëra, pushtime, diktaturë, izolim, tranzicion të vështirë dhe demokraci. Kemi fituar pavarësinë, kemi përjetuar ndarjen e trojeve shqiptare, kemi parë Kosovën të bëhet e pavarur dhe kemi hyrë në NATO, duke nisur rrugën drejt Bashkimit Europian.

Kemi ndryshuar shumë, por jo gjithçka. Pas 114 vitesh, ende përballemi me korrupsionin, padrejtësinë, varfërinë dhe largimin e shqiptarëve. Ende kemi një shtet që duhet të fitojë besimin e qytetarëve të tij.

Në vitin 1912, sfida ishte të kishim Shqipërinë. Sot, sfida është të ndërtojmë një Shqipëri ku njerëzit të duan të jetojnë, ku drejtësia të jetë e barabartë për të gjithë dhe ku e ardhmja të mos kërkohet vetëm përtej kufijve.

Sepse patriotizmi nuk matet me fjalimet për flamurin, por me atë që bëjmë çdo ditë për vendin tonë. Flamuri është i të gjithëve. Shqipëria është përgjegjësi e të gjithëve. Gëzuar 28 Nëntorin! Gëzuar Ditën e Pavarësisë dhe të Flamurit”, u shpreh gazetari Samarxhiu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia e Shtetit uron 28 dhe 29 Nëntorin: Në shërbim të flamurit, qytetarëve dhe atdheut

Policia e Shtetit ka përcjellë urimin e saj me rastin e 28 dhe 29 Nëntorit, duke vënë theksin te nderimi i historisë, sakrifica e brezave...
10:01 | 28/11/2026

Sot protestë në Tiranë! Diaspora mbërrin në Shkodër me flamuj kuqezi, kolona e makinave niset drejt kryeqytetit (VIDEO)

Këtë të enjte në Tiranë do të zhvillohet protesta kombëtare e thirrur nga të rinjtë dhe qytetarët kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama e cila...
09:52 | 28/11/2026

28 Nëntori, Misioni i NATO-s: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri

Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO-s ka përcjellë urimin e tij me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, duke...
09:46 | 28/11/2026