Reagime të shumta nga qytetarët dhe emigrantët në Vlorë pas masave të rrepta të sigurisë të ndërmarra në Sheshin e Flamurit, ku po zhvillohet ceremonia zyrtare e 28 Nëntorit.
Të pranishëm në zonë, qytetarët dhe emigrantët shprehin indinjatën e tyre për faktin se nuk po lejohen të afrohen në shesh për të ndjekur nga afër ceremoninë e Festës së Pavarësisë.
“Turp! Nuk ka ndodhur ndonjëherë një gjë e tillë, që Sheshi i Flamurit të rrethohet dhe qytetarët të mos lejohen të marrin pjesë në ceremoni”, shprehen ata.
Ndërsa Vlora feston 28 Nëntorin, prania e madhe e policisë dhe kufizimi i aksesit për qytetarët janë kthyer në objekt reagimesh dhe pakënaqësie.
© SYRI.net