
Një detaj interesant është vërejtur në urimin e Sekretarit amerikan të Shtetit Marko Rubio për 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë. Urimi është i ndarë në dy pjesë.
Ndërsa në gjysmën e parë urimi është standard, i zakonshëm siç ndodh rëndom në të tilla raste, pjesa e dytë është më e drejtpërdrejtë dhe mesazhi më i fortë. Në të thuhet se SHBA-ja dhe Shqipëria po bëjnë përpjekje të përbashkëta në luftën kundër grupeve kriminale ndërkombëtare e karteleve të trafikut të drogës.
“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u përcjell urimet e mia më të përzemërta popullit shqiptar me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë një marrëdhënie të fortë, të ndërtuar mbi sigurinë e përbashkët, 0.begatinë ekonomike dhe lidhjet mes popujve tanë. Ne mirëpresim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara në çështje të rëndësishme të mbrojtjes dhe politikës së jashtme.
Partneriteti ynë strategjik me Shqipërinë i bën qytetarët tanë më të begatë dhe më të sigurt, përfshirë përmes përpjekjeve të përbashkëta për t’u përballur me kërcënimet që paraqesin grupet kriminale ndërkombëtare, kartelet e trafikut të drogës dhe ata që bashkëpunojnë me to. Ne vlerësojmë gjithashtu përpjekjet tona të përbashkëta për t’u përballur me kërcënimet në hapësirën kibernetike, ndërsa Shqipëria rrit aftësitë e saj për mbrojtjen kibernetike.
Në këtë ditë të veçantë, presim me kënaqësi të thellojmë më tej të gjitha fushat e marrëdhënieve tona, në dobi të të dy vendeve.” – Sekretari i Shtetit Marco Rubio.”