Aktualitet

Sot protesta kombëtare në Tiranë, autobotët e ujit të policisë zbresin në terren të “veshur” kuqezi

Do të mbahet sot një tjetër protestë kombëtare në Tiranë, e thirrur nga studentët, ndërsa është paralajmëruar se do të mbështetet edhe nga PD.

Ndërsa priten grumbullimet e protestuesve, në terren forcat e policisë kanë nisur organizimin për të siguruar mbarëvajtjen e saj.

Një detaj që ka tërhequr vëmendjen është “veshja” me flamurin kuqezi e autobotit të ujit, raporton gazetarja jonë në terren, Kristi Gongo.

Duket se edhe në ditën e protestës, kjo datë që shënon Pavarësinë sërish festohet edhe në këtë formë.