Aktualitet

114 vite pavarësi/ Krerët e shtetit në Vlorë për ngritjen e flamurit, Begaj e Rama krah Presidentes së Kosovës e Kurtit!

Ashtu si çdo vit, Vlora është kryeqendra e festimeve dhe kremtimit të 114-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, pikërisht aty ku flamuri kuq e zi u valvit për herë të parë i lirë e I pavarur.

Festa e Flamurit bëri bashkë krerët më të lartë të shtetit nga Shqipëria e Kosova të cilët morën pjesë në ceremoninë shtetërore të ngritjes së flamurit nën tingujt e himnit kombëtar.

Ceremonia vijoi me nderimet në vendprehjen monumentale të Ismail Qemalit, ku kryeministri Rama, Presidenti Bajram Begaj dhe Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi vendosën kurorat me lule.
Ceremonia bëri bashkë edhe Ramën me Kurtin, i cili një vit më parë mungoi. Krah tyre ishte edhe presidentja e Kosovës Justina Shiroka-Pula, e cila zhvillon vizitën e parë zyrtare në vendin tonë.