E shtunë, 28 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Policia i nxjerr në gatishmëri autobotët me flamuj kuqezi kundër qytetarëve
Lajme

Policia i nxjerr në gatishmëri autobotët me flamuj kuqezi kundër qytetarëve

🇬🇧 Read in English

Në ditën e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, një detaj i veçantë ka tërhequr vëmendjen në përgatitjet e Policisë së Shtetit për protestën kombëtare që zhvillohet sot në Tiranë.

Autobotet e ujit, të cilat janë vendosur në gatishmëri në kuadër të masave të sigurisë për tubimin, janë pajisur me flamuj kuqezi. Një pamje që bie në sy, duke qenë se këto mjete përdoren nga policia edhe për ndërhyrjen ndaj turmave gjatë protestave.

Protesta e 28 Nëntorit përkon me ditën e 182-të të revoltës qytetare, ndërsa në kryeqytet janë marrë masa të shtuara për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të tubimit.

Prej muajsh, qytetarë dhe protestues kanë vijuar mobilizimin kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama dhe klasës politike në pushtet. Kërkesa kryesore e tyre mbetet dorëheqja e kryeministrit, ndërsa protesta e sotme është pjesë e këtij aksioni të vazhdueshëm qytetar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.