Spalletti ngacmon Del Pieron: “Cili gol i ngjan atij tëndit në Tokio?” Përgjigjja e Alex është e prerë…

28 Nëntor 2026
10:41
Alfred Lleshi
back button

Pas fitores së Juventusit ndaj Omonias në “Europa League”, Luciano Spalletti ngacmoi Alessandro Del Pieron në studion e “Sky Sport”. Andrea Cambiaso dhe Jeremie Boga kishin shënuar me goditje të bukura me hark dhe trajneri bardhezi e pyeti legjendën juventine: “Alex, cili gol i ngjan atij tëndit në Tokio?”

Del Piero u përgjigj shkurt: “Asnjëri”. Pas një çasti heshtjeje, Spalletti tentoi ta zbuste situatën me humor: “Po, asnjëri…, sepse i yti ishte nga brenda zonës së vogël”. Alex më pas vlerësoi golat e dy futbollistëve, duke thënë se është veçanërisht i lidhur me goditjet me hark dhe se ato e kishin bërë të lumtur. “E marr këtë meritë”, – shtoi ai.

Spalletti e zhvendosi më pas vëmendjen te një tjetër moment i ndeshjes, duke veçuar golin e dytë dhe presingun e Gattit, që e kishte bërë krenar.

Më 26 nëntor 1996, Del Piero shënoi kundër River Plate në Tokio, duke i dhuruar Juventusit Kupën e dytë Ndërkontinentale. Një gol legjendar, me peshë historike, që mbetet i pakrahasueshëm në kujtesën e tifozëve bardhezinj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit