Në pallatin e sportit “Tomorr Sinani” në Elbasan u luajtën dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Pavarësisë në volejboll për femra. Një event që zhvillohet me rastin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Në ndeshjet gjysmëfinale, skuadra kosovare e Ferizaj mundi 3-0 Pogradecin kampion të Shqipërisë (25-21, 25-21, 25-22). Një ndeshje me rivalitet në të trija setet, por në fund fituan mikeshat nga Kosova.
Takimi tjetër gjysmëfinal u fitua nga Tirana. Skuadra bardheblu fitoi 3-1 ndaj Drita (20-25, 25-18, 25-23, 25-17). një fitore me përmbysje e Tiranës, që arriti të rikuperojë disavantazhin e setit të parë.
Gjysmëfinale-Femra
Pogradeci – Ferizaj, 0-3
Drita – Tirana, 1-3
Finale (29 nëntor)
Ferizaj – Tirana, 14:00





