114-vjetori i Pavarësisë, krerët e Shqipërisë dhe Kosovës ngrisin flamurin në Vlorë
Në Vlorë po mbahet ceremonia solemne e ngritjes së flamurit kombëtar, në shënim të 114-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Në ceremoninë që po zhvillohet në Sheshin e Flamurit janë mbledhur krerët e institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës, përfshirë presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama, presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, si dhe kryeministrin Albin Kurti.
Përfaqësuesit e lartë shtetërorë janë bërë bashkë në qytetin ku më 28 nëntor 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë, për të nderuar këtë ngjarje historike dhe sakrificën e brezave për liri e pavarësi.















