Lajmi i fundit

LIVE - 114 vjet Pavarësi në Shtetrrethim

Media e Partisë Republikane: Soros mori 260 mln dollarë nga USAID për të shkatërruar sistemin e drejtësisë

Media e Partisë Republikane: Soros mori 260 mln dollarë nga USAID për të shkatërruar sistemin e drejtësisë

10:38, 28/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mediat amerikane i rikthehen skandalit të fondeve të USAID, që janë përdorur nga miliarderi majtist, George Soros, për të shkatërruar drejtësinë jo vetëm në SHBA.

‘Republican Party News’, një media e rëndësishme që raporton për Partinë Republikane në SHBA, shkruan se Soros ka marrë 260 milionë dollarë nga USAID, agjencia e ndihmës së SHBA, e cila u shkri sapo Donald Trump erdhi në pushtet.

“Është përcaktuar se George Soros ka marrë 260 milionë dollarë nga USAID. Ai nuk shpenzoi paratë e tij për të shkatërruar sistemin amerikan të drejtësisë. Ai përdori paratë tona”, raporton RPN.

“Taksa-paguesit amerikanë meritojnë përgjigje për akuzat që përfshijnë financimin nga USAID dhe organizatat e lidhura me George Soros.

Çdo dollar i financimit qeveritar duhet të llogaritet, dhe çdo keqpërdorim i parave të taksa-paguesve duhet të hetohet.

Populli amerikan meriton një qeveri që vendos në radhë të parë transparencën, llogaridhënien dhe interesat e tyre,” shkruan kjo media.

Kujtojmë se milionat e USAID u përdorën nga Soros edhe për reformën në drejtësi, e cila u vu në shërbim të Edi Ramës.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco