28 Nëntori, Ministria e Jashtme e Ukrainës: Vlerësojmë miqësinë dhe bashkëpunimin me Shqipërinë

28 Nëntor 2026 | 11:00

Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës ka përcjellë urimin e saj zyrtar për Shqipërinë me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë, duke vlerësuar marrëdhëniet dypalëshe dhe mbështetjen e ndërsjellë mes dy vendeve.

Në mesazhin e publikuar, diplomacia ukrainase thekson se bashkëpunimi me Tiranën bazohet në vlerat e përbashkëta evropiane dhe besimin e ndërsjellë, ndërsa rikonfirmon angazhimin për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy shteteve.

“Urime Republikës së Shqipërisë për Ditën e Pavarësisë! Ukraina e vlerëson thellësisht miqësinë dhe bashkëpunimin e saj me Shqipërinë, të bazuar në vlerat e përbashkëta evropiane, besimin e ndërsjellë dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen. Ne mbetemi të përkushtuar për të çuar përpara qëllimet tona të përbashkëta dhe për të forcuar marrëdhëniet tona dypalëshe.

Duke i uruar Shqipërisë sukses, përparim dhe prosperitet të vazhdueshëm, dhe popullit mik shqiptar paqe dhe mirëqenie të qëndrueshme! Urime Shqipërisë për Ditën e Pavarësisë’, thuhet në reagim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AKU bllokon mbi 80 ton produkte ushqimore, gjobit edhe dy subjekte

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU ka dalë me një njoftim ku ka bërë me dije se ka kryer 128 inspektime në të gjithë vendin gjatë...
10:55 | 28/11/2026

Korça dhe Erseka festojnë 28 Nëntorin, zhvillohen ceremonitë për Ditën e Pavarësisë

Edhe në qytetin e Korçës janë zhvilluar ceremonitë përkujtimore me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Në aktivitetet zyrtare kanë marrë pjesë...
10:44 | 28/11/2026

Sot protestë kombëtare në Tiranë, nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej” (VIDEO)

Ka nisur grumbullimi i protestuesve të parë në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet, ku këtë të shtunë zhvillohet protesta kombëtare e thirrur kundër qeverisë. Ata shihen...
10:35 | 28/11/2026