Presidenti Bajram Begaj, uroi sot të gjithë shqiptarët me rastin e Ditës së Flamurit nga Vlora, qyteti i Pavarësisë.

Kreu i Shtetit, së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Presidenten e Republikës së Kosovës, Kryeministrin e Republikës së Kosovës dhe drejtuesit vendorë të Vlorës, nderuan kujtimin e Ismail Qemalit dhe të etërve të Pavarësisë në këtë ditë të shënuar për mbarë kombin shqiptar.

“Nga Vlora e Pavarësisë, gëzuar 114-vjetorin e Ditës së Flamurit të gjithë shqiptarëve!
Me krenari për historinë tonë, me dashuri për atdheun dhe besim në forcën e unitetit, le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim, përparim dhe shpresë në të ardhmen e vendit tonë. Gëzuar! Rroftë Shqipëria dhe kombi shqiptar! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët!” – shkroi Presidenti i Republikës në mesazhin e urimit me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb