Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati teksa uron shqiptarët për festën e Flamurit, thotë se ky 114 vjetor pavarësi vjen në një moment të rëndësishëm zgjimi qytetar në Shqipëri e diasporë.
Sipas tij, ky zgjim qytetar beson se Shqipëria meriton më shumë drejtësi dhe mundësi për të gjithë.
Reagimi i plotë:
“Kremtimi i Ditës së Flamurit, përveçse një ditë gëzimi, është një ditë shqyrtimi e vetëdijes sonë kombëtare. Kremtimi i 114 vjetorit të pavarësisë vjen në një moment të rëndësishëm zgjimi qytetar në Shqipëri e diasporë. Një zgjim qytetar që beson se Shqipëria meriton më shumë: më shumë drejtësi, më shumë dinjitet, më shumë shpresë dhe më shumë mundësi për të gjithë.
Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit
Rroftë kombi ynë!”, shkruan Bushati.
