Partia Demokratike Shqiptare: 28 Nëntori, simbol i një historie që nuk është ndërtuar lehtë por me sakrificë

28 Nëntor 2026 | 11:08

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka përcjellë urimin e tij me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, duke vënë theksin te sakrifica historike, ruajtja e identitetit kombëtar dhe vizioni për të ardhmen.

Në mesazhin e tij, Thaçi thekson se liria dhe dinjiteti janë ideale të fituara përmes qëndresës dhe përkushtimit të brezave, ndaj respekti ndaj të kaluarës duhet të përkthehet në përgjegjësi për të tashmen. Ai më tej ka uruar festën të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen.

“28 Nëntori është simbol i një historie që nuk është ndërtuar lehtë, por me sakrificë, përkushtim dhe qëndresë të vazhdueshme.

Kjo ditë na kujton se identiteti kombëtar, liria dhe dinjiteti nuk janë vlera të zakonshme, por ideale për të cilat breza të tërë shqiptarësh kanë sakrifikuar. Prandaj, respekti ndaj historisë duhet të shoqërohet me përgjegjësi për të tashmen dhe me vizion për të ardhmen.

Shqiptarët meritojnë të ecin përpara me dinjitet, të ruajnë identitetin e tyre dhe të forcojnë pozicionin e tyre në shoqëritë ku jetojnë, duke mos harruar kurrë rrënjët dhe historinë e tyre.

Në këtë ditë feste, uroj të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, me dëshirën që krenaria kombëtare, solidariteti dhe besimi në të ardhmen të na shoqërojnë gjithmonë. Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit’, thuhet në reagim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

28 Nëntori, Ministria e Jashtme e Ukrainës: Vlerësojmë miqësinë dhe bashkëpunimin me Shqipërinë

Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës ka përcjellë urimin e saj zyrtar për Shqipërinë me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë, duke vlerësuar...
11:00 | 28/11/2026

AKU bllokon mbi 80 ton produkte ushqimore, gjobit edhe dy subjekte

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU ka dalë me një njoftim ku ka bërë me dije se ka kryer 128 inspektime në të gjithë vendin gjatë...
10:55 | 28/11/2026

Korça dhe Erseka festojnë 28 Nëntorin, zhvillohen ceremonitë për Ditën e Pavarësisë

Edhe në qytetin e Korçës janë zhvilluar ceremonitë përkujtimore me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Në aktivitetet zyrtare kanë marrë pjesë...
10:44 | 28/11/2026