Lajmi i fundit

LIVE - Protesta kombëtare, mijëra qytetarë nisen drejt Tiranës

VIDEO/ ‘Stop Skavicës dhe centralit të Ulsi Manjës’, dibranët protestojnë në Tiranë në Ditën e Flamurit

11:20, 28/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banorët e Dibrës kanë dalë në protestë në Tiranë me disa kërkesa specifike.

Në Ditën e Flamurit, dibranët kërkojnë të ndalohet projekti i Skavicës pasi përmbyt tokat e tyre.

Po ashtu, banorët e Dibrës kërkojnë që të ndalet edhe centrali i Ulsi Manjës. 

Ata thanë se dibranët nuk do e lejojnë kurrë një projekt që shkatërron dibrën,

“Stop centralit që është duke bërë Ulsi Manja. Nga Dibra jemi. 

Stop Skavicës, stop centralit që është duke bërë Ulsi Manja në Dibër, që ka blerë krejt llixhat e Peshkopisë,” tha një protestues.

“Skavica është një projekt mafioz që zhduk të gjithë Dibrën.

Pushteti i sotëm po kërkon të blejë influencë amerikane me demek se po e bëjmë me mbështetjen amerikane dhe kërkon të zhdukë komplet Dibrën përmes hidrocentralit të Skavicës, duke ndërtuar një digë rreth 100 e sa metra të lartë.

Pra është projekt famëkeq që e zhduk Dibrën. Kjo mënyrë qeverisje nuk kursen nga Butrinti në Zvërnec, në Sazan, në Dibër, pra nuk kursen asgjë vetëm për të blerë ditë në pushtet.

Është krim, është fatale të bësh Skavicën sot,” deklaroi një tjetër protestues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco