Një i ri pjesëmarrës në protestën kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen protestuesve në shesh, duke theksuar se interesat kombëtare duhet të jenë mbi ato partiake.

Në një prononcim për News24 gjatë tubimit, ai u shpreh se pjesëmarrja e qytetarëve ishte e pritshme dhe se shqiptarët po tregojnë se interesat e kombit janë më të rëndësishme se ato të partive politike.

Ai iu drejtua veçanërisht qytetarëve që ndodhen ende në kafene apo në shtëpitë e tyre, duke i ftuar të marrin kafen me vete dhe të dalin në shesh.

“Ishte e pritshme që do të ishte plot sot. Shqiptarët e treguan që interesat e kombit janë më të rëndësishme se interesat e partive. Ata që janë ende në kafene dhe në shtëpi, të na bashkohen. Ata që janë në kafe, ta marrin kafenë në dorë dhe të vijnë në shesh”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb