Në një kohë kur SPAK kërkon arrestimin e saj, Belinda Balluku shfaqet në Fier në festimet e 28 Nëntorit, duke vijuar aktivitetin publik sikur asgjë të mos ketë ndodhur.
E akuzuar për korrupsion, ish-zëvendëskryeministrja zgjodhi të flasë për integrimin europian të Shqipërisë, duke deklaruar se vendi, sipas saj është vetëm një hap larg Bashkimit Europian.
“114 vite pas shpalljes së Pavarësisë, sot jemi vetëm një hap larg BE-së”. Ndaj uniteti është shumë i rëndësishëm. Identiteti ynë, i cili na ka dalluar gjithmonë dhe ndër vite. Të gjithë së bashku gëzuar këtë ditë dhe shëndet për të gjithë!”, u shpreh ajo ndër të tjera.













