Kryesore

Dita e Flamurit/ Balluku mesazh nga Fieri: Protesta është e drejtë dhe liri, sa kohë nuk cenohen ata që sot duan të festojnë (VIDEO)

11:23 - 28.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtuesja politike e PS në Qarkun e Fierit, Belinda Balluku mori pjesë në ceremoninë festive me rastin e Ditës së Flamurit dhe shpalljes së Pavarësisë. Në një mesazh për mediat, Balluku ushpreh se Shqipëria ndodhet në një moment historik. Sipas saj, 114 vite pas shpalljes së pavarësisë, vendi ndodhet vetëm një hap larg BE.

Gjithashtu, Balluku foli edhe për protestën e shqiptarëve në sheshin “Skënderbej” të cilët e kanë pagëzuar ditën e sotme si “Nëntorin e tretë”. Ish-zv/kryeministrja tha se “protesta është e drejtë dhe liri, në një shtet demokratik siç është Shqipëria, sa kohë nuk cenohen liritë e të tjerëve të cilët duan të festojnë sot”.

Mesazhi i plotë

Belinda Balluku: Gëzuar Ditën e Pavarësisë. Jemi sot në Fier së bashku me deputetët dhe qytetarët që na janë bashkuar. Shqipëria ndodhet në një moment historik. 114 vite pas shpalljes së pavarësisë, sot jemi vetëm një hap larg BE. Gjatë muajit Nëntor kemi patur lajme shumë të mira që kanë ardhur nga Brukseli në Shqipëri. Uniteti dhe indentiteti ynë na ka dalluar gjithnjë ndër vite. Të gjithë së bashku, Gëzuar këtë ditë.

Gazetarët: Sot ka një protestë, organizatorët e quajnë “Nëntori i tretë”…?
Belinda Balluku: Nuk doja të komentoja. Protesta është e drejtë dhe liri, në një shtet demokratik siç është Shqipëria, sa kohë nuk cenohen liritë e të tjerëve të cilët duan të festojnë sot.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.