LIVE/ Sot protesta kombëtare në kryeqytet, hidhen kapsollat dhe tymuese nga tubuesit e grumbulluar në shesh, këndojnë himnin para monumentit të heroit kombëtar

28/11/2026 11:55

Protesta e opozitës në Tiranë ka nisur me tensione, pasi qytetarët e mbledhur në sheshin “Skënderbej” kanë hedhur kapsollat e para.

Qytetarë të shumtë janë grumbulluar në shesh, në kuadër të protestës së paralajmëruar në kryeqytet, ndërsa hedhja e kapsollave ka shënuar momentet e para të tensionit gjatë tubimit.

Ndërkohë disa tubues kanë grisur dhe djegur një pankartë me foton e kryeministrit Rama në të. Më tej protestuesit kanë ndezur edhe tymuese si dhe kanë shpalosur një baner gjigant me vargjet e himnit kombëtar: “Shqipëria do të rrojë, për të luftojmë ne”.

Top Channel