• Kontakt
Saturday, November 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përplasja me armë ku humbi jetën shqiptari, kush është Ervis Murra që iu iku nga duart policisë italiane

11:40 : 28/11/2026
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Autoritetet italiane kanë intensifikuar kërkimet për Ervis Murrën, 37-vjeçarin shqiptar që arriti të arratisej pas shkëmbimit të zjarrit me karabinierët më 27 nëntor në Cavarzere të Venecias.

Gjatë operacionit policor, një person humbi jetën, ndërsa karabinierët arrestuan një tjetër. Murra arriti të largohej vetëm me të brendshme, duke humbur gjurmët në zonat rurale të Venetos.

37-vjeçari duhet të vuajë mbi 12 vite burg për dënimet që ka marrë nga drejtësia italiane. Historia e tij me drejtësinë përfshin grabitje, vjedhje, zhvatje dhe shkelje të masave të sigurisë.

Në qershor të vitit 2025, policia italiane e identifikoi gjatë një kontrolli në rrugën Vittorio Emanuele në Napoli. Autoritetet e kërkonin prej tre vitesh, pasi drejtësia italiane e kishte dënuar me vendim përfundimtar me shtatë vite burg për grabitje.

Edhe në atë rast, Murra arriti t’u shpëtonte efektivëve.

Lexo edhe:

Përplasje me armë zjarri në Itali, ekzekutohet shqiptari

Italia miraton ligjin e ri: Kufizim për nxënësit e huaj që nuk dinë gjuhën

Në vitin 2020, policia shqiptare e arrestoi në Dibër në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar. Gjykata e Apelit në Perugia e kishte dënuar në shtator të vitit 2017 me pesë vite burg. Dosja përfshinte akuza për pjesëmarrje në një grup kriminal që kryente grabitje me armë, zhvatje dhe përvetësim të sendeve të vjedhura.

Autoritetet italiane e kishin akuzuar gjithashtu për shkeljen e masës së arrestit shtëpiak në Kampania, pavarësisht mbikëqyrjes me byzylyk elektronik.

Emri i Murrës figuron edhe në dosjen e një grabitjeje të ndodhur më 7 tetor 2014 në Perugia. Tre persona hynë në një banesë dhe, nën kërcënimin e armës, detyruan një çift, në prani të fëmijës së tyre 10-vjeçar, t’u dorëzonte para, bizhuteri dhe çelësat e dy automjeteve luksoze.

Policia e lokalizoi Murrën më 12 dhjetor të po atij viti në Caserta, ndërkohë që ndaj tij rëndonte një tjetër masë sigurie për vjedhje banese.

Në vitin 2016, policia e arrestoi në Mondragone, si të dyshuar për një seri veprash penale ndaj sipërmarrësve të sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë në provincën e Casertës.

Në vitin 2018, emri i tij figuroi në një tjetër proces gjyqësor në Santa Maria Capua Vetere, për një tentativë grabitjeje në një pikë karburanti në Villa Literno, në vitin 2013.

Pas arratisjes së fundit në Cavarzere, autoritetet italiane vijojnë operacionin për lokalizimin dhe arrestimin e 37-vjeçarit.

Etiketa: Ervis MurraItalishqiptar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përplasje me armë zjarri në Itali, ekzekutohet shqiptari

17:43 : 27/11/2026
BOTA

Italia miraton ligjin e ri: Kufizim për nxënësit e huaj që nuk dinë gjuhën

16:56 : 27/11/2026
AKTUALITET

U kap me kokainë dhe çokollata psikedelike, dënohet shqiptari: Dua të kthehem në Shqipëri/ EMRI

10:02 : 27/11/2026
AKTUALITET

I vuri flakën banesës dhe furgonit të bashkëkombësit, arrestohet shqiptari në Itali

20:46 : 26/11/2026
BOTA

Itali, 25-vjeçari vret të dashurën dhe më pas hidhet nga ura

20:20 : 26/11/2026
BOTA

Meloni sfidon gjykatën: Nuk firmos rritjen e pagave të gjyqtarëve

18:36 : 26/11/2026

TË GJITHA

Përplasja me armë ku humbi jetën shqiptari, kush është Ervis Murra që iu iku nga duart policisë italiane

11:40 : 28/11/2026

“Të rinjtë pa të ardhme”/ Studenti në protestë: Vendet e punës u rezervohen fëmijëve të oligarkëve

11:35 : 28/11/2026

SPAK kërkon ta arrestojë, Balluku “karshillëk” në Fier: Jemi afër BE-së!

11:27 : 28/11/2026

“Shqiptarë, bashkohuni”/ Aktivisti: Sot do të kemi surpriza, presim dorëheqjen e Ramës

11:18 : 28/11/2026

“Dita e sotme të jetë dita e çlirimit”/ Protestuesit: Banda e narkoshtetit duhet larguar!

10:59 : 28/11/2026

Protesta frikëson Ramën/ 2000 efektivë në terren, postblloqe në kryqëzime dhe në hyrje-daljet e vendit

10:51 : 28/11/2026

Diaspora i bashkohet protestës së 28 Nëntorit, autokolona me flamuj kuqezi mbërrin në Shkodër

10:33 : 28/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com