Shqipëria nderon sot Ditën e Flamurit Kombëtar dhe kremton 114-vjetorin e pavarësisë. Vlora u bë, si çdo vit, qendra e festimeve dhe mikpritësja e qindra qytetarëve në ceremonialin shtetëror të ngritjes së Flamurit, ku morën pjesë personalitete më të larta politike të Shqipërisë dhe Kosovës, mes tyre Presidenti Bajram Begaj, Presidentja e Kosovës Justina Shiroka Pula, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, si dhe të ftuar të tjerë.