New York njeh zyrtarisht 28 Nëntorin, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë futet në kalendarin e qytetit amerikan
28 Nëntori do të përkujtohet zyrtarisht edhe në New York. Këshilli i Qytetit ka miratuar një rezolutë përmes së cilës njeh Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, duke vlerësuar njëkohësisht historinë dhe kontributin e komunitetit shqiptar në metropolin amerikan.
Vendimi është miratuar më 19 nëntor 2026, me iniciativën e këshilltares Amanda C. Farías. Propozimi u mbështet edhe nga tre anëtarë të tjerë të Këshillit të Qytetit, Shirley Aldebol, Farah N. Louis dhe Frank Morano.
Përmes kësaj rezolute, autoritetet e New York-ut nderojnë shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë, por edhe rolin që shqiptarët e Amerikës kanë luajtur në zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe kulturor të qytetit.
Komuniteti shqiptar në New York ka një histori që nis që prej fillimit të viteve 1920, kur emigrantët e parë u vendosën në këtë qytet. Me kalimin e dekadave, prania e tyre është zgjeruar ndjeshëm.
Sipas vlerësimeve të Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane, më shumë se 100 mijë persona me origjinë shqiptare jetojnë sot në pesë distriktet e New York-ut. Përqendrimi më i madh i komunitetit është në Bronx dhe Staten Island.
Rezoluta rikthen në vëmendje edhe historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Pas shpalljes së Pavarësisë në vitin 1912, Shqipëria mori mbështetjen e presidentit amerikan Woodrow Wilson në Konferencën e Paqes në Paris, pas Luftës së Parë Botërore.
Më pas, në korrik të vitit 1922, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara vendosën zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike.
Njohja e 28 Nëntorit nga Këshilli i Qytetit të New York-ut vjen në 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, duke i dhënë kësaj date një tjetër dimension simbolik për mijëra shqiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara.
Sot protestë kombëtare në Tiranë, nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej” (VIDEO)
28 Nëntori, liderët e Shqipërisë dhe Kosovës bashkë në Vlorë për ceremoninë e ngritjes së flamurit (VIDEO)
28 Nëntori, Misioni i NATO-s: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri
- 11:50 Elbasani feston 114-vjetorin e Pavarësisë, ceremonisë i bashkohet edhe deputeti nga Kosova, Burim Ramadani
- 11:40 Dita e Flamurit, homazhe në Prekaz në nderim të dëshmorëve! Çitaku: Kosova e pavarur, kryevepër e Adem Jasharit
- 11:31 Osmani uron 28 Nëntorin: Katër data historike, një krenari kombëtare
- 11:17 Mesha për flamurin, Kryepeshkopi Joan: Detyrë e gjithsecilit që këtë vend të bekuar ta ndriçojmë akoma më shumë
- 11:08 Partia Demokratike Shqiptare: 28 Nëntori, simbol i një historie që nuk është ndërtuar lehtë por me sakrificë
- 11:00 28 Nëntori, Ministria e Jashtme e Ukrainës: Vlerësojmë miqësinë dhe bashkëpunimin me Shqipërinë