Lëkundje sizmike me magnitudë tre ballë, sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane, janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Manastir, Ohër dhe zonat përreth.
Epiqendra e tërmetit ndodhej në territorin e Greqisë fqinje.
Të lidhura
None found
Sipas Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup, tërmeti u regjistrua në orën 08:47 nga rrjeti sizmologjik telemetrik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes stacioneve të vendosura në të gjithë vendin. Epiqendra e tij ishte 140 kilometra në jugperëndim të Shkupit, në Republikën fqinje të Greqisë.







