Rama paralajmëron: Nëse vendimi është negativ, do të vazhdojmë punimet deri në arrestim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se është në pritje të vendimit të kryeprokurorit lidhur me vazhdimin e punimeve për vendosjen e muralit të Nënës Terezë.
Rama për KP ka thënë se edhe nëse vendimi është negativ, do të ndërmarrin veprime për vazhdimin e punimeve, deri në pikën kur Policia mund të arrestojë punëtorët.
Kryetari i Prishtinës po vazhdon të qëndrojë në sheshin “Zahir Pajaziti”, përkundër reshjeve të borës, në pritje të vendimit.
Situata është tensionuar gjatë paradites, pas përplasjeve ndërmjet zyrtarëve komunalë dhe Policisë së Kosovës, e cila ka paralajmëruar arrestimin e personave që vazhdojnë punimet.
Nga
Telegrafi
3 sekonda më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate



































