Top Channel/ Urimi i SHBA për Shqipërinë, kërkon bashkëpunim më të ngushtë
28/11/2026 12:07

Forcimi i partneritetit strategjik, thellimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe politikës së jashtme, si dhe intensifikimi i përpjekjeve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar janë në fokus të mesazhit që sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i ka drejtuar Shqipërisë me rastin e 28 Nëntorit. Kreu i diplomacisë amerikane, teksa përcjell urimet për Ditën e Pavarësisë, rikonfirmon rëndësinë e marrëdhënieve mes Tiranës dhe Uashingtonit, duke shprehur gatishmërinë për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet e mia më të ngrohta popullit të Shqipërisë ndërsa festoni Ditën e Pavarësisë. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë të ndërtuar mbi sigurinë kolektive, prosperitetin ekonomik dhe lidhjet midis njerëzve. Ne mirëpresim thellimin e bashkëpunimit të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara në çështje kyçe të mbrojtjes dhe politikës së jashtme”, shprehet Rubio.Një vëmendje të veçantë në mesazhin e tij, sekretari amerikan i Shtetit i kushton luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, karteleve të trafikut të drogës dhe bashkëpunëtorëve të tyre, duke e evidentuar atë si një nga fushat e rëndësishme të partneritetit strategjik mes dy vendeve.“Partneriteti ynë strategjik me Shqipërinë i bën qytetarët tanë më të begatë dhe më të sigurt, duke përfshirë edhe përpjekjet e përbashkëta për t’u përballur me kërcënimet që paraqesin grupet kriminale transnacionale, kartelet e trafikut të drogës dhe ata që bashkëpunojnë me to”, thekson shefi i diplomacisë amerikane. Siguria kibernetike përbën një tjetër dimension të bashkëpunimit mes Tiranës dhe Uashingtonit. Rubio vlerëson përpjekjet e përbashkëta për përballimin e kërcënimeve kibernetike, ndërsa Shqipëria vijon forcimin e kapaciteteve të saj në këtë fushë.. Në përmbyllje, ai shpreh angazhimin e Shteteve të Bashkuara për konsolidimin e mëtejshëm të partneritetit me Shqipërinë. “Ndërsa shënojmë këtë ditë të veçantë, mezi presim të thellojmë të gjitha aspektet e marrëdhënies sonë të dobishme reciprokisht”, përfundon mesazhin e tij kreu i diplomacisë amerikane.

Top Channel/ Urimi i SHBA për Shqipërinë, kërkon bashkëpunim më të ngushtë
28/11 12:07
Top Channel/ Protestuesit shpalosin banerin gjigant: Shqipëria do të rrojë, për të luftojmë ne
28/11 12:05
Top Channel/ Rama dhe Kurti bashkë në Vlorë, me presidentin Begaj dhe presidenten e Kosovës
28/11 12:04
Top News- Begaj, Shiroka-Pula, Rama e Kurti / Dita e Flamurit bashkon krerët e dy shteteve në Vlorë
28/11 11:51
Top Channel/ Protesta në kryeqytet, pas hedhjes së kapsollave qytetarët ndezin tymuese
28/11 11:49
Top Channel/ Ceremonia e ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë, dhjetëra qytetarë protestojnë
28/11 11:20
Top Channel/ Pas kapsollave, tubuesit grisin dhe djegin pankartën me foton e kryeministri Rama
28/11 11:18
Top News – Rama ngre flamurin, një grup qytetarësh protestojnë kundër tij
28/11 11:16
Top News – Rama, Begaj dhe Kurti festojnë Pavarësinë në Vlorë
28/11 11:15
Top Channel/ “Nëntori i tretë”, dhjetëra emigrantë mbërrijnë në Shqipëri për protestën kombëtare
28/11 11:08
Top Channel/ Sot protesta kombëtare, nis grumbullimi, këndojnë himnin para monumentit të Skënderbeut
28/11 11:04
Top News- Dita e Flamurit festohet në Bratisllavë/ Ambasadori Hanku vlerëson raportet mes dy vendeve
28/11 10:48
Top Channel/ Protesta në kryeqytet, hidhen kapsollat e parë nga qytetarët e grumbulluar në shesh
28/11 10:47
Top Channel/ Sot protesta në Tiranë, autobotët e policisë zbresin në terren… por të “veshur” kuqezi
28/11 10:25
Top Channel/ Ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit në Vlorë, Rama krah për krah me Kurtin
28/11 10:24
Top Channel/ Ceremonia e Flamurit në Vlorë, qytetarët do të lihen jashtë perimetrit të sigurisë
28/11 10:18
Top Channel/ Basha padit Ballën në Spak: Më cenoi nderin
27/11 23:25
Top Channel/ Ambasada e SHBA mesazh para protestës: Kujdes me dhunën
27/11 23:20
Top Channel/ Festa kuqezi për herë të parë në Azerbajxhan
27/11 23:18
Top Channel/ Falja e 36 mijë faturave të energjisë, qeveria bën gati ligjin e ri
27/11 23:15