Pas largimit nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova 5”, Jona Krasniqi ka nisur të ndajë me ndjekësit detaje nga ngjarjet që kanë ndodhur jashtë kamerave gjatë kohës që ajo ishte pjesë e reality show-t.
Përmes disa postimeve në InstaStory, ish-banorja ka falënderuar familjarët për mbështetjen e vazhdueshme, ndërsa ka zbuluar edhe një episod që deri më tani nuk ishte bërë publik dhe që lidhet me këngëtarin Labinot Rexha.
Sipas rrëfimit të Jonës, kushërinjtë e saj, të cilët kishin vendosur fotografinë e saj në “Rinora 4”, për pak sa nuk janë përfshirë në një përleshje fizike me këngëtarin.
“Edhe djemt e axhes qe ma kishin qit foton n’rinora 4 edhe per pak jan kan tu u rreh me Labinot Rexhen per mu”, shkroi ajo në InstaStory, duke e shoqëruar postimin me të qeshura.
Ky episod vjen pas përplasjeve publike mes Jonës dhe Labinot Rexhës gjatë kohës kur ajo ishte ende në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”. Asokohe, këngëtari kishte pretenduar se ishte bullizuar nga ish-banorja gjatë vitit të kaluar.
Deri më tani, Jona nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me incidentin e pretenduar mes familjarëve të saj dhe këngëtarit.
Në postimet e saj, ish-banorja ka shprehur gjithashtu mirënjohjen për njerëzit e saj më të afërt, duke e cilësuar mbështetjen e familjes si fitoren e saj më të madhe.



