Të paktën 300 mijë lekë është gjoba e vendosur ndaj “Pronatyra”, pasi u gjet të kishte hedhur në treg ushqime të pasigurta. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), njoftoi se gjatë dy ditëve të fundit ka ushtruar kontrolle në 128 subjekte në të gjithë vendin, duke bllokuar në total 88.9 ton produkte ushqimore. Ndërpritet aktiviteti për një subjekt dhe u asgjësuan 27.86 ton.
Gjoba dhe paralajmërime në Tiranë
Për mangësi në kushtet higjieno-sanitare, si nevoja për sistemimin e ambienteve dhe rinovimin e raport-provave, AKU ka dhënë 4 masa me “paralajmërim”. Ndërkohë, Drejtoria Rajonale e AKU-së (DRAKU) në Tiranë ka vendosur 2 gjoba me vlerë totale 400.000 lekë:
300.000 lekë gjobë ndaj subjektit “Pronatyra treg”, për hedhje në treg të ushqimit të pasigurt.
100.000 lekë gjobë ndaj subjektit “Redian Dobruna”, për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë.
Bllokohen 88.9 ton produkte në Durrës dhe Berat
Gjatë kësaj periudhe janë bllokuar në total 88.9 ton produkte në dy qarqe, është vendosur 1 masë për ndërprerje aktiviteti, si dhe janë asgjësuar 27.86 ton produkte me kërkesë të vetë subjektit.
Në Durrës: Trupat inspektuese bllokuan 25.48 ton misër (ushqim për kafshë) të subjektit “Besniku shpk”, të importuar nga pika kufitare e Hanit të Hotit. Analizat laboratorike konfirmuan se ngarkesa kishte prani të Aflatoksinës B1 mbi normën e lejuar. Produkti do të mbahet i bllokuar deri në kthimin e tij në vendin e origjinës.
Në Berat: AKU, në bashkëpunim me strukturat e Krimit Ekonomik, ushtroi kontroll në subjektin “Sybi Ametbeja” (me aktivitet fruta-konservim dhe ambalazhim). Aty u vendos masa e bllokimit urgjent për 11 produkte ushqimore, në një sasi prej 63.422 ton, në pritje të përgjigjeve të analizave laboratorike.










Komente
Komento