Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se me uljen e temperaturave, ekipet tona janë në gatishmëri 24/7.

MIT thekson se po pastrojnë borën dhe po hedhin kripë në segmentet ku ka ngrica.


“Me uljen e temperaturave, ekipet tona janë në gatishmëri 24/7. Po pastrojmë borën dhe po trajtojmë me kripë segmentet ku ka ngrica, me vëmendje të veçantë në zonat malore.

U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, t’i kenë parasysh sigurinë e ekipeve në terren, si dhe t’ia përshtatin shpejtësinë kushteve të rrugës”, bën të ditur kjo ministri. /Telegrafi/