Babai i deputetes së Vlorës kërcënon qytetarët nën mbrojtjen e Policisë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.11.2026, 12:39

Ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes qytetarëve protestues dhe personave të pranishëm në vendngjarje.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shfaqet edhe Krenar Çakërri, babai i deputetes Briseida Çakërri.

Ai shihet në krah të policisë, duke iu drejtuar me fyerje dhe kërcënime qytetarëve që protestojnë.

Pamjet kanë nxitur reagime dhe kanë ngritur pikëpyetje mbi sjelljen e personave të përfshirë në përplasjet me protestuesit.

Qytetarët dalin të protestojnë dhe përballen me ofendime e kërcënime. A është kjo mënyra se si duhet të trajtohen qytetarët në një ditë që simbolizon lirinë dhe pavarësinë?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit