Qytetarët pjesëmarrës në protestën kombëtare kanë nisur marshimin nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë, ku pritet të mbërrijnë në vijim.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me flamuj kuqezi, ndërsa protestuesit marshojnë duke mbajtur në duar flamuj shqiptarë, pankarta dhe banderola me mesazhe të ndryshme.

Ndërkohë, për mbarëvajtjen e protestës janë angazhuar rreth 2 mijë efektivë policie, të cilët janë vendosur në terren përgjatë itinerarit të marshimit dhe pranë institucioneve kryesore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb