Elbasani feston 114-vjetorin e Pavarësisë me ceremoni zyrtare dhe homazhe

Elbasani shënoi 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë me ceremoni zyrtare dhe homazhe në nderim të 28 Nëntorit. Nderimeve iu bashkuan drejtues të Bashkisë dhe Prefekturës, deputetë dhe qytetarë të shumtë.
I pranishëm në këto aktivitete ishte edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Burim Ramadani, i cili festoi krah autoriteteve lokale dhe banorëve të qytetit këtë përvjetor të shënuar kombëtar.
Ramadani vlerësoi rëndësinë historike të Elbasanit dhe atmosferën festive të ditës, duke theksuar domethënien që kjo datë ka për të gjithë shqiptarët, si dhe rrugëtimin e përbashkët drejt familjes euroatlantike.
“Jam në Elbasan për rëndësinë që ka ky qytet. Është një ditë që e gëzon gjithë kombi shqiptar. Uroj që gjithë shqiptarët e bashkuar të integrohen në hapësirën euroatlantike.”- deklaroi Burim Ramadani
Edhe pas 114 vitesh, 28 Nëntori vijon të mbetet nyja kryesore e kujtesës historike, bashkimit dhe identitetit kombëtar për shqiptarët kudo që ndodhen.




