Tensione janë shënuar gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë, ku është hedhur molotovi i parë në drejtim të Ministrisë së Infrastrukturës.
Gjatë tubimit janë ndezur gjithashtu flakadanë, ndërsa situata është shoqëruar me thirrje dhe brohoritje nga protestuesit e mbledhur në kryeqytet.
Ndërkohë qytetarët kanë goditur me gurë dhe shkopinj drejt godinave të ministrive.
Qytetarë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, si dhe pjesëtarë të diasporës, janë bashkuar në tubimin e 28 Nëntorit, duke kërkuar ndryshime politike dhe largimin e qeverisë.












