Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, gjatë protestës kombëtare që po zhvillohet këtë 28 Nëntor në Tiranë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Gjatë lëvizjes, disa prej pjesëmarrësve kanë ndezur flakadanë, ndërsa pranë Ministrisë së Brendshme është rrëzuar gardhi metalik i vendosur për të kufizuar kalimin.
Protestuesit vijojnë marshimin në drejtim të Kryeministrisë, ku pritet të zhvillohet edhe pjesa tjetër e tubimit.a.b