Qytetarët dhunohen në Ditën e Pavarësisë, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
Policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve gjatë tubimit kombëtar antiqeveritar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Tubimi u thirr më 28 nëntor, në 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Qytetarët u mblodhën në shesh me flamuj kuqezi në duar. Flamuj kishte edhe në automjetet e policisë, përfshirë autobotët e ujit të angazhuar për tubimin. Autobotët e zbukuruar për Ditën e Flamurit u përdorën për të hedhur ujë me presion drejt protestuesve.
Në shesh u shfaqën edhe grupe protestuesish me maska dhe shkopinj. Disa pjesëmarrës ndezën tymuese gjatë tubimit.
Protestuesit shpalosën gjithashtu një banderolë me mbishkrimin “Shqipëria do të rrojë, për të luftojmë ne. Rama në burg, Berisha në burg”. Saranda Web