Fury merr miratimin , meçi kundër Joshua nuk është në rrezik
Tyson Fury ka marrë miratimin e Bordit Britanik të Kontrollit të Boksit (BBBofC) për duelin kundër Anthony Joshua, i cili do të zhvillohet më 11 dhjetor në stadiumin “Principality” në Cardiff.
Bordi kishte njoftuar këtë javë se do të kryente një verifikim, pasi bashkëshortja e tij, Paris, deklaroi në dokumentarin e Netflix se Fury ishte diagnostikuar me skizofreni.
"Fury mori miratimin mbrëmë. Të gjitha raportet e përditësuara mjekësore janë në rregull. Promotori është njoftuar këtë mëngjes", deklaroi për Sky Sports sekretari i përgjithshëm i BBBofC-së, Robert Smith.















