Një protestues ka mbetur i lënduar gjatë protestës së sotme kombëtare që po zhvillohet kundër kryeministrit Edi Rama në Tiranë, e cila përkon me Ditën e Pavarësisë.
Qytetari është plagosur pas përshkallëzimit të tubimit, ku protestuesit dhe policia u përplasën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Të lidhura
None found
Në ndihmë të protestuesit të lënduar mbërriti një autoambulancë, duke e marrë me vete për një shërbim mjekësor më të plotë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.




