Vijojnë tensionet mes protestuesve dhe policisë në bulevard! Hidhen molotov, efektivët hedhin gaz

28 Nëntor 2026 | 13:21

Përplasjet mes protestuesve dhe policisë vijojnë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku situata është përshkallëzuar gjatë protestës kombëtare që po zhvillohet në Tiranë.

Protestuesit kanë hedhur molotovë, fishekzjarrë dhe gurë në drejtim të autobotëve të policisë, të pozicionuar përballë turmës.

Në përgjigje, forcat e policisë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët me ujë me presion, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit dhe për të larguar turmën nga zona.

Përplasjet kanë vijuar përgjatë bulevardit, ndërsa situata mbetet e tensionuar. Tubimi është shoqëruar me episode konfrontimi mes protestuesve dhe forcave të rendit që prej nisjes së marshimit drejt Kryeministrisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensionet në protestë, disa protestues rikthehen në sheshin “Skënderbej”

Situata po vijon të jetë e tensionuar në protestën që po zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ndërkohë dhjetëra protestues janë rikthyer në sheshin “Skëndërbej”...
13:19 | 28/11/2026

Lëndohet një protestues, ndërhyn ekipi mjekësor (VIDEO)

Një protestues ka mbetur i lënduar gjatë zhvillimit të protestës kombëtare që po zhvillohet sot në Tiranë. Sipas raportimeve nga terreni, menjëherë pas incidentit ka...
13:00 | 28/11/2026

Përplasje para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë dhe molotov drejt policisë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

Tensionet janë përshkallëzuar para godinës së Kryeministrisë, ku ka nisur përplasja mes protestuesve dhe forcave të policisë gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit. Disa prej...
12:48 | 28/11/2026