
Ujëhedhësi i ardhur nga Turqia ka hyrë në protestë, ndërsa situata në terren vijon të jetë e tensionuar.
Gazetari Redjon Shtylla, i cili po raporton drejtpërdrejt nga protesta, bën me dije se mjeti është pozicionuar në zonën ku po zhvillohet tubimi, duke sinjalizuar ndërhyrjen e forcave të rendit për shpërndarjen e protestuesve.
Pritet të shihet nëse do të ketë ndërhyrje me ujëhedhës dhe si do të reagojnë protestuesit.
