Para më shumë se 11 mijë spektatorëve në São Paulo, Brazili mposhti Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rezultat 92-88, duke e komplikuar edhe më shumë garën për kualifikim në turneun final.

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Lucas Dias, me 24 pikë e 4 asistime dhe dy kërcime.

Në përfaqësuesen amerikane, e cila në këri kualifikime po paraqitet pa yjet e NBA e as pa ata të Euroleagues më efikasi ishte Haywood Highsmith me 16 pikë.

Brazili dhe SHBA-ja, pas 9 ndeshjeve, kanë bilanc prej 7 fitoresh dhe 2 humbjesh , njëjtë sikurse Republika Dominikane.