Situata është tensionuar ndjeshëm para godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit dhe forcat e policisë janë përplasur gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit.
Disa prej protestuesve kanë hedhur gurë, hunj dhe bomba molotov në drejtim të efektivëve të vendosur përpara godinës së qeverisë. Në kundërpërgjigje, policia ka ndërhyrë me autobotin, duke lëshuar ujë drejt turmës.
Përplasjet janë regjistruar në kulmin e marshimit drejt Kryeministrisë, ndërsa protestuesit vijojnë të qëndrojnë përpara godinës.
Këto episode tensioni vijnë pas incidenteve të mëparshme gjatë marshimit, kur disa institucione u goditën nga protestuesit.


