
Deputetja Elisa Spiropali ka përcjellë urimet e saj me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, duke zgjedhur një mënyrë simbolike për të shënuar këtë festë kombëtare.
Përmes një videoje të publikuar, Spiropali shfaqet së bashku me dy fëmijët e saj, me të cilët reciton disa vargje nga poezia “Trashëgimtari” e poetit të njohur Lasgush Poradeci.
Në fund të urimit, ajo ka zgjedhur vargjet: “Rron or’rron e s’vdes shqiptari”, duke e shoqëruar publikimin me mesazhin: “Gëzuar”.