
Situata në protestën kombëtare të 28 Nëntorit është përshkallëzuar ndjeshëm para Kryeministrisë, ku janë regjistruar përplasje të forta mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Në mes të tensioneve, raportohet se efektivët e policisë kanë marrë urdhër për të përdorur plumba gome ndaj turmës, ndërsa në terren po përdoren gaz lotsjellës dhe ujë me presion për shpërndarjen e protestuesve.
Nga ana tjetër, protestuesit kanë reaguar duke hedhur molotovë në drejtim të efektivëve, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar.
Në zonë janë angazhuar forca të shumta policore, përfshirë efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH).
Përplasjet vijojnë, ndërsa situata para godinës së Kryeministrisë mbetet e tensionuar.