LIVE nga protesta në Tiranë: protestuesit i kundërpërgjigjen dhunës së Policisë
Mijëra qytetarë u mblodhën këtë të shtunë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për protestën kombëtare kundër qeverisë së Edi Ramës. Gjatë tubimit, të thirrur më 28 nëntor, në 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve.
Ndiqni drejtpërdrejt protestën në Saranda Web TV
Organizatorët u bënë thirrje qytetarëve, studentëve dhe aktivistëve të merrnin pjesë në protestë. Kërkesat e tyre ishin dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë.
Sheshi “Skënderbej” ishte pika e grumbullimit. Sipas organizatorëve, marshimi ishte planifikuar të nisej nga sheshi drejt godinës së Kryeministrisë. Ndërsa mijëra pjesëmarrës ishin mbledhur, në shesh pritej të mbërrinin edhe qytetarë të tjerë.
Shumë pjesëmarrës dolën në shesh me flamuj kuqezi në duar. Flamuj kombëtarë ishin vendosur për Ditën e Pavarësisë edhe në automjetet e policisë, përfshirë autobotët që hodhën ujë me presion drejt protestuesve.
Në shesh u panë edhe grupe protestuesish me maska dhe shkopinj, mes tyre edhe të mitur. Disa pjesëmarrës ndezën tymuese, ndërsa të tjerë shpalosën një banderolë me mbishkrimin “Shqipëria do të rrojë, për të luftojmë ne. Rama në burg, Berisha në burg”. Saranda Web