Tensione dhe përplasje janë regjistruar gjatë protestës së sotme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku protestuesit kanë hedhur gurë dhe molotovë në drejtim të forcave të rendit.

Pas përshkallëzimit të situatës, policia ka ndërhyrë me autobotë uji dhe gaz lotsjellës, në përpjekje për të shpërndarë turmën dhe për të rivendosur rendin në zonë.

Përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve të policisë kanë krijuar një atmosferë të tensionuar në qendër të kryeqytetit.

Situata në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa forcat e rendit po përpiqen të mbajnë nën kontroll zhvillimet në terren.